Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 mënyra natyrale për të arritur qerpik më të trashë dhe më të gjatë!

Qerpikët tuaj janë një nga veçoritë kryesore të fytyrës suaj. Ata i japin një formësim të bukur grimit tuaj të syve. Por për disa njerëz kjo nuk është e lehtë. Faktor të ndryshëm – qoftë mosha apo ndonjë problem mjeksor – mund të shkaktojnë rënie dhe dobësim të qerpikëve.

A jeni një nga ata njerëz që kanë qerpik të dobët? A dëshironi të ktheni volumin e qerpikëve me anë të disa mënyrave të lehta natyrale? Vazhdoni të lexoni ato.

Kush është shkaku që qerpikët të dobësohen dhe të shkurtohen?

Rënia e qerpikëve tuaj mund të ndodh nga shumë faktorë:

  • Mosha
  • Menopauza
  • Mosbalancim i hormoneve
  • Fërkim i syve
  • Reaksion alergjik
  • Stresi i tepruar
  • Gjendje të caktuara mjeksore
  • Higjiena e pakët

Megjithatë, rrallëherë që qërpiktë e dobët janë një problem mjeksor, si dhe problemi mund të zgjedhet me disa ndryshime si dhe përdorim të disa mënyrave natyrale.

Vaj ricini

Castor Oil

Do ju duhen:

  • 1 lugë vaj ricini
  • Pastrues veshi

Çfarë duhet të bëni?

  • Pastroni qerpiktë mirë me ujë dhe një pastrues të butë.
  • Thani ato
  • Zhytni një pastrues veshi në vaj ricini dhe aplikojeni në qerpik
  • Mbajeni vajin në qerpik gjatë gjithë natës dhe pastrojini në mëngjes

Sa shpesh duhet ta bëni këtë:

Kjo mënyrë duhet të përsëritet çdo ditë.

Pse kjo funksionon?

Acidi Ricinoleic është komponenti kryesor i vajit ku rreth 90% e tij përbëher nga ky acid. Ky acid ndihmon kundër rënies së qimeve si dhe një mundësi e mirë për rritjen e qerpikëve.

Vaj kokosi

Coconut Oil

Do ju duhen:

  • 1 lugë vaj kokosi
  • Pastrues veshi

Çfarë duhet të bëni?

  • Pastroni qerpikët me një sapun të butë dhe ujë.
  • Thani qerpikët dhe zhytni pastruesin në vaj kokosi.
  • Aplikoni vaj në qerpikë.
  • Mbajeni vajin në qerpik gjatë gjithë natës dhe pastrojeni në mëngjes.

Sa shpesh duhet ta bëni këtë:

Kjo mënyrë duhet të përsëritet çdo ditë.

Pse kjo funksionon?

Vaj kokosi është përdorur për shekuj me rradhë për kujdesin e qimeve falë efektit të penetrimit, i cili ndihmon në parandalimin e humbjes së proteinave të flokut. Gjithashtu ndihmon në trajtimin e qerpikëve të hollë dhe të dëmtuar, si dhe në rritjen e tyre

Vitamin E

Vitamin E

E tëra që ju duhen për këtë mënyrë suplemente të vitaminës E, ato duhet ti pranoni 1 her në ditë. Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e dëmtimit oksidativ që mund të shkaktojë rritjen e rënies së flokut.

Vazelina

Vaseline

Do ju duhen:

  • Vazelinë
  • Pastrues veshi

Çfarë duhet të bëni?

  • Zhytni një pastrues veshi në vazelinë.
  • Aplikojeni në qerpik.
  • Mbajeni vazelinën në qerpik gjatë gjithë natës.
  • Pastrojeni vazelinën në mëngjes.

Sa shpesh duhet ta bëni këtë:

Kjo mënyrë duhet të përsëritet çdo ditë.

Pse kjo funksionon?

Vazelina i mban qerpiktë tuaj të hidratuar, si dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qerpikëve në të ardhmën.

Një kombinim i këtyre mënyrave mund të ju ndihmojë në parandalimin e dobësimit të qerpikëve tuaj. Megjithatë, konsideroni të ndryshoni disa gjëra në jetën tuaj për të parandaluar dëmtim dhe rënie të qerpikëve.

Si të parandaloni qerpiktë nga dobësimi i tyre

  • Ndjekni një dietë të shëndetshme dhe të balancuar
  • Pastroni qerpiktë dhe qepallat duke përdorur një pastrues të butë
  • Shmanguni grimit të cilësisë së ulët
  • Pastroni grimin para gjumit
  • Mos përdorni zgjatje të qerpikëve

Qerpiktë tuaj zakonisht ndjekin një model të rregullt të rritjes dhe do bien dhe rriten prap në nivelin e sakonshëm. Mënyrat natyrore mund të ndihmojnë në lehtësimin e procesit.