Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 idetë trendi të veshjeve kur nuk keni çfarë të vishni!

Nëse keni vështirësi të përcaktoheni se çfarë do të vishni dhe kaloni kohën kot e kot para garderobierit, i kemi disa këshilla për ju. Gjithçka që duhet të bëni është të sillni jetë në veshjet e juaja bazë duke i stilizuar ato. Ja 4 këshilla se si të ripërdorni veshjet e juaja të preferuara.

  1. Ristilizoni fanellat e juaja pa mëngë

Gjithkush ka nevojë për fanellë pa mëngë. Në vend se të shkoni për kombinimin e rregullt të fanellës së bardhë dhe xhinseve të kaltra, përcaktohuni për xhinse të zeza dhe fanellë që duket si xhins. Është një rifreskim i veshjes së zakonshme, posaçërisht kur kombinohet papuçe grash me majë, një çantë me zinxhir dhe syze në formë të syve të maces.

  1. Krijoni një pamje njëngjyrëshe

Freskoni pamjen tuaj duke i veshur xhinset e juaja të preferuara me një pjesë të sipërme nga xhinsi. Njëngjyrëshi është një ndër trendet më të mëdha të këtij viti, ndërsa me xhinse mund të realizohet lehtësisht kjo pamje e zakonshme mund të mbahet nga dita në natë kur e kombinoni me këpucë me take dhe me një çantë të mirë të supit. Sa i përket makijazhit, asgjë nuk përshtatet më mirë me xhinset se sa një buzëkuq i zjarrtë i kuq.

  1. Fustani këmishë

Fustanet këmishë janë ideale për ditët kur jeni përtace pasiqë janë të rehatshme dhe nuk kërkojnë shumë rregullim. Për ndryshim, kombinojeni me sandale me take dhe aksesorizoni me qafore të shtresuar dhe një çantë të lëmuar të zezë me fije.

  1. Rizbuloni veshjen tuaj të punës

Kush thotë se një fustan mbështjellës me vija vishet në mbledhje, nuk mund të vishet në një mbrëmje në kino me familjen? Kur e kombinoni me atlete dhe një çantë të lëmuar të kuqërremtë, ky fustan në mënyrë instante do të duket elegant. Fytyrën mbajeni të freskët me pak balsam në buzë dhe maskara në sy.

Gjithçka që ju duhet për të kombinuar këto copa është imagjinata.