Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 hapa se si të bëni buzëkuqin tuaj të zgjasë më shumë!

Dhurojani një femre ngjyrën e duhur të buzëkuqit dhe ajo do e pushtojë botën. Prandaj asgjë nuk është më frustruese se buzëkuqi që nuk e kalon testin e kohës. Bëhuni gati që të pranoni këshillat që do e zgjasin jetën e buzëkuqit tuaj. Që buzëkuqi të zgjasë ju duhet të qëroni buzët sikurse që bëni me lëkurën. Qërimi i buzëve e largon lëkurën e vdekur dhe i bën buzët më të buta dhe me bazë më të mirë për buzëkuqin.

Hidratoni dhe ushqeni buzët

Hapi i dytë është përdorimi i një balsami për buzët. Para se të aplikoni diçka tjetër në buzë, aplikojeni një shtresë të hollë të balsamit të buzëve që të hidratoni dhe ushqeni buzët e thata dhe të plasaritura. Lereni balsamin për disa sekonda në buzë e pastaj çukiteni tepricën e tij para se të aplikoni buzëkuqin.

Llajner për buzë si bazë e buzëve

Përdoreni llajnerin e buzëve për të shënuar skajet e jashtme të buzëve. Pasi të keni përkufizuar buzët, përdoreni të njejtin produkt për të mbushur buzët. Ajo që llajneri i buzëve bën është parandalimi i buzëkuqit që të kullojë e me atë edhe të zbehet.

Buzëkuq me një përfundim profesional

Tani është koha për aplikimin e buzëkuqit. Nëse keni kohë të mjaftueshme, ju sugjerojmë të përdorni brushë për aplikimin e buzëkuqit pasiqë brusha arrinë në të gjitha skajet dhe të çarat. Ja një këshillë: Pasi të keni aplikuar buzëkuqin – thitheni me faculetë letre. Përsëriteni këtë proçes disa herë derisa ngjyra të vendoset mirë.