Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 gabime qe po i bëni kur keni llak xhel!

Mos lejoni që thonjtë të ju shkatërrohen.

Thyerja e një manikyri të bukur është një nga frustrimet me të mërzitshme ndonjëher. Përderisa na pëlqen fleksibiliteti që një manikyr i zakonshëm na ofron, një llak xhel është më i qëndrueshëm – për këtë arsye mundohem të zgjas kë lloj të manikyrit sa më shumë që mundem.

“Me llak xhel, manikyri juaj mund të zgjasë nga 2 deri 3 javë, por me llak të rregullt, ju jeni me fat nëse ju zgjat 5 deri 7 ditë pa u thyer,”Kristin Pulaski. Sipas Pulaski, si shtesë për fuqi të qëndrueshmërisë, një tjetër përfitim i xhelit është se ju ofron një shtresë të mbrojtjes mbi thoin natyral, e cila rezulton në rritje të thoit.

Fatkeqsisht, kjo qëndrueshmëri dhe mbrojtje mund të jetë pak e ashpër në thonjtë tuaj dhe ti bëj ato më të dobët dhe të prirë për çarje. Askush nuk e do atë, janë disa gjëra që nuk duhet ti harroni për të mirëmbajtur shëndetin e thonjëve kur aplikoni xhele.

Po bëni manikyre xheli rregullisht

Që nga largimi dhe deri tek aplikimi i llak xhelit mund të shkaktojë dëm të madh në thoin tuaj, për atë duhet të lejoni thonjëve të marin fryme pasi që ato nga xheli mund të ngulfaten, spjegon Hadley. Kjo çon në thonj të dehidruara dhe thyerje të tyre, për atë sigurohuni që t’ju lejoni thonjëve të pushojnë. “Është e rëndësishme të keni një profesionist i cili kujdesët rreth shëndetit të thonjëve dhe i cili mund t’ju tregojë se thonjtë e juaj a kanë nevoj për pushim a jo? thot Harpring.

E keni lënë llak xhelin të qëndrojë për një kohë të gjatë

Pasi që llak xheli mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa as edhe 1 thyerje, zgjatja e jetës së manikyrit është paksa tunduese. Sidoqoftë, Hadley sugjeron largimin e manikyrit me xhel pas 2-3 javë max, në mënyrë që të shmangni dëmtimin e shtretërve të thonjëve dhe kutikulat. “Është e rëndësishme të kujtoni që , nëse njëher fillon xheli të ngrihet, lejon në hidratimin të futet nën xhel dhe të shkaktojë rritje të baktereve,” spjegon Harpring.

Po largoni një manikyr të vjetër pa ndihmën e një profesionisti

Atëher kur një manikyr i ka ardhur fundit, ndoshta do të jeni të tunduar ta largoni atë vetë, por ekspertët ju sugjerojnë të kundërtën. “Mënyra më e sigurtë për të larguar një llak xhel është me anë të një profesionisti, ” thot Harpring.

Nuk po përdorni vaj për kutikula

Sipas Hadley, ju mund të ndihmoni dëmtimin e thoit bazuar në fleksibilitetin e tyre: Thonjtë normal janë pak fleksibël, por sa më i fortë që është thoi, aq më lehtë e ka të thyhet. Pasi që koha e ftohtë e bën lëkurën më të tharë, një hidratim i duhur i kutikulave mund të bëj një ndryshim të madh.