Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 Gabime që i bëni kur mbani gell në thonj!

Thyerja dhe shkatrrimi i një manikyri të bukur është gjëja më e keqe në jetë. Përderisa manikyri i zakonshëm dhuron fleksibilitet, gell llaku është më i qëndrueshëm.

“Me llak gell, manikyri juaj do zgjas nga 2 deri 3 javë, por me një llak të zakonshëm jeni me fat nëse zgjat manikyri për 1 javë,”thot Kristin Pulaski. Sipas Pulaski, për qëndrueshmëri më të madhe, një tjetër përfitim i gellit është se ofron një shtresë të fortë të mbrojtjes mbi thoin natyral, i cili rezulton në thua më të gjatë.

Për fat të keq, kjo qëndrueshmëri si dhe mbrojtje mund të jetë e ashpër në thoin tuaj dhe t’i bëjë ato më të dobët dhe të prirë për ndarje. Askush nuk e dëshiron këtë, për këtë arsye ka disa gjëra që duhet të kujtoni që të mirëmbani shëndetin e thonjve tuaj kur mbani gell. Ne pyetëm Pulaski, manikyristin Skyy Hadley dhe Christy Harpring rreth gabimeve që duhet shmangur kur kemi manikyr me llak gell.

Po merrni manikyre me gell të një pas njëshme

Pasi që largimi dhe aplikimi i llak gellit mund të shkaktojë dëme në thonjtë tuaj, ju duhet të largoheni një kohë nga manikyret. “Duke bërë manikyre me gell çdo 2 javë vazhdimisht, pllaka e thoit ngulfatet,” spjegon Hadley. Kjo shkakton dehidrim dhe pas një kohe thyerje të thoit, për këtë arsye sigurohuni që ti jepni kohë thonjve tuaj në mes manikyreve. “Është e rëndësishme që të keni një teknik profesional të thonjve që kontrollon shëndetin e thonjve në mes aplikimeve që të përcaktojë nëse thonjt tuaj duhet të pushojnë nga manikyret,” spjegon Harpring.

Po mbani për një kohë shumë të gjatë gellin

Pasi që gelli mund të mbahet per disa javë pa madje as edhe 1 thyerje të vogël, zgjatja e qëndrueshmërisë së tyre është tunduese. Sidoqoftë, Hadley sugjeron largimin e manikyrit pas 2-3 javëve maksimum, në mënyrë që të shmangni dëmtimet e shtratit të thoit dhe kutikuleve. Harpring pajtohet, duke shtuar se zgjatja e tepruar e gell manikyrit mund jo vetëm të dobësojë thonjtë por gjithashtu të shkaktojë baktere të dëmshme. “E rëndësishme është të kujtoni se atëher që gelli të fillojë të ngrihet, lejon që hidratimi të futet nën gell dhe të shkaktojë rritje të baktereve,” spjegon Harpring.

Largoni gellin e vjetër pa ndihmë profesionale

Pasi që manikyri me gell është në fund, ju tundoheni të largoni atë vet, por ekspertët ju këshillojnë të kundërtën. “Më e sigurta është të largoni gellin me ndihmën e një profesionisti,” thot Harpring.

Nëse ju nuk mund të vizitoni një salon për t’a larguar gellin, ajo këshillon që ju në fillim të lëmoni lehtësisht pjesën e sipërme të llakut për të larguar shkëlqimin, e cila lejon që acetoni të futet dhe të tretë gellin më lehtë. Pastaj, zhytni një pambuk në aceton, aplikoni pambukun në thonj dhe mbështjellni me foli. Lejoni të qëndrojnë ashtu për 10-15 minuta, dhe pastaj me anë të një shtytësi të kutikuleve nga druri, lehtësisht shtyni gellin nga pllaka e thoit. Për të përfunduar, lëmoni lehtësisht sipërfaqen e thoit me anë të një buferi dhe aplikoni vaj në thonjtë tuaj dhe kutikule për të hidratuar.

Nuk përdorni vaj për kutikule

Sipas Hadley, ju mund të vlersoni dëmin e thoit bazuar në fleksibilitetin e tijë: Thonjtë normal janë fleksibil deri në një pikë, por sa më të fortë thonjtë, aq më të prirë për thyerje. Pasiqë koha e ftohtë e bën lëkurën më të thatë, hidratimi i duhur i kutikuleve bën një ndryshim të madh. Gjithashtu, acetoni shkakton një tharje të shtratit të thoit, duke shkaktuar thonjt të thyhen dhe të bëhen të ndishëm pas një kohe.

Për të luftuar thatësinë e thonjve, ekspertët sugjerojnë të mbani vajin e kutikuleve afër. “Betohem në vaj të kutikuleve,” thot Pulaski. “Mendoja që vaji i kutikuleve nuk është kaq i rëndësishëm, por fillova t’a përdori para 2 viteve dhe vazhdoj t’a përdori edhe sot, sidomos në kohërat më të ftohta.

Mirëmbajtja e pamjes së bukur të thoit, me ose pa llak, definitivisht është një prioritet. Pra përderisa ju nuk do të dorëzoheni nga llaku përgjithmonë, definitivisht duhet të keni kujdes në këto hapa në mënyrë që të mos përsërisni ato.