Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 arsye përse duhet të përfshini avokadon në rutinën tuaj të bukurisë!

Vaj argani dhe vaj kokosi janë 2 lloje që po përdoren shumë në industrinë e bukurisë, dhe tani e ka rradhën vaji nga avokadoja. Në kohërat e lashta, populli Aztek përdori vaj avokadoje si një hidratues për të mbrojtur lëkurën nga kushtet e ambientit të jashtëm si dielli i fortë dhe erërat e ashpra. “Vaj avokadoje është një zbutës i mrekullueshëm pasi që kap hidratimin dhe nuk e lë të largohet lehtë,” thot dermatologu Anthony Rossi. “Ky përbërës është i përsosur për flokë dhe lëkurë të thatë.”

Vaji organik nga avokado ka disa përfitime për lëkurën: përmban acide yndyrore të cilat nxisin elasticitetin e lëkurës, si dhe gjithashtu ndihmon disa gjendje të tjera të lëkurës si psoriaza. Gjithashtu është i pasur me vitamin B dhe E për flokë me shkëlqim.

Ja 4 mënyra se si mund të përdorni vaj avokadoje në mënyrë që të dukeni bukur nga maja e kokës e deri tek këmbët.

Pastrues grimi

“Vaj avokado është një mënyrë e butë për largimin e grimit,” thot Dr. Rossi. “Tretja lipide largon papastërtitë dhe vajrat pa bërë zhveshjen e lëkurës. “Zhytni një pambuk në vaj avokado dhe aplikojeni në fytyrë, pastaj vazhdoni me pastruesin tuaj të preferuar.

Hidratues flokësh

Pas një stine të kaluar në pishinë dhe plazhë, floku juaj ka nevojë për pushim.

Zbutës këmbësh

Përgatitni shputat për take me këtë tretman të natës. Mbuloni këmbët me vaj avokado dhe pastaj limoni ato në dush me një gurë për pedikyr. Pas dushit aplikoni vaj përsëri dhe mbathni 1 palë çorape dhe lejoni të qëndrojnë ashtu deri në mëngjes.

Ndriçues të syve

Trajtoni lëkurën e ndjeshme nën sy me një produkt hidratues me përmbajtje nga vaji i avokados.

Thuhet që vaji nga avokado është një nga më hidratuesit që ekziston nga ndonjë vaj fruti.