Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 suplemente për flokë të brishtë!

Gjenetika mund të jetë përcaktuese për llojin e flokëve që keni mirëpo dieta dhe mënyra e jetesës janë përcaktuesit më të mëdhenj të shëndetit të flokëve. Nëse nuk jeni duke e ushqyer trupin tuaj me vitaminat, mineralet, proteinat dhe yndyrërat e duhura- flokët e juaja mund të pësojnë, mund të bien dhe të rrallohen. Nëse keni frikë se flokët e juaja janë duke u rralluar dhe nuk jeni e sigurtë pse, gjëja e parë që duhet të bëni është të vizitoni mjekun që të përjashtoni arsyet shëndetësore.  Nëse gjithçka është në rregull me shëndetin, atëherë arsyeja mund të jetë dieta juaj, kërkoni këto 3 suplemente për të cilat dermatologët betohen.

Biotinë

Biotina është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për shëndetin dhe rritjen e flokëve. Kjo vitaminë që tretet në ujë si pjesë e familjes së vitaminave B, ndihmon në konvertimin e ushqyesve në energji. Pa biotinë, mund të keni humbje të flokëve, lëkurë të thatë të skalpit dhe lëkurës, thonjë të brishtë madje edhe depresion. Por mbajeni në mend se nuk mund të konsumoni suplemente pa patur mungesë të tyre. Nëse inkorporoni biotinë në regjimin tuaj të shtesave në periudhë që e merrni atë mjaftueshëm nëpërmjet ushqimit, nuk do të bëni që flokët të rriten më shpejtë dhe më shumë.

Multivitaminë

Një multivitaminë kualitative furnizon me përbërësit kyç që ju mungojnë në dietën tuaj, përfshirë zink, proteinë dhe hekur, të gjitha këto të nevojshme për shëndetin dhe rritjen e flokëve.

Vitamina D

Sikurse biotina, mungesa e vitaminës D ndërlidhet me problemet shëndetësore që përfshijnë humbjen e flokëve, plogështinë dhe rënien. Problemi është edhe më i madh nëse jeni vegane apo vegetariane pasiqë ushqimet e zakonshme me vitaminë D kanë prejardhjen nga shtazët (përfshirë vezët, kaçkavallin, qumështin dhe tunën). Nëse ndjeni se keni mungesë të kësaj vitamine, kërkoni nga mjeku juaj për analizë të gjakut që të përcaktoni se çfarë ju mungon para se të përcaktoheni për këtë suplement.