Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 stërvitjet më të famshme dhe si ndikojnë në lëkurën tuaj!

Nuk jemi fasna të palestrës mirëpo e kptojmë rëndësinë e stërvitjeve dhe përfitimet që na sjellë në trup, mendje dhe lëkurë. Përzgjodhëm 3 ushtrimet më të famshme fizike që duhet ti keni në konsideratë…

3 most popular exercises for skin swimming 430x550

Noti

Sporti më i preferuar i ujit është noti, i vetmi aktivitet fizik që përfshinë të gjitha muskujt e trupit dhe është kardio rutina më e përshtatshme për të gjitha moshat.

Pse duhet të notoni? Pasiqë trupi juaj punon dyfish në ujë, zemra juaj pompon më tepër gjak dhe oksigjen të gjitha organet, duke pastruar toksinat dhe duke ju dhënë një lëkurë të shkëlqyeshme. Si shtesë, klorina në ujin e pishinës i pastron molekulat e ujit në lëkurën tuaj dhe i heq aknet dhe bakteret që i shkaktojnë ato. Mirëpo shumë klorinë mund të dëmtojë lëkurën dhe flokët pasiqë mund të heqë yndyrën në sipërfaqe të lëkurës duke e bërë lëkurën të plogësht dhe tëthatë. Prandaj pas notit është mirë të njomni lëkurën dhe të mbroni flokët me sprej.

3 popular workouts for skin running 430x550

Vrapimi

Për këtë sport thuhen shumë gjëra, disa thonë se është për të gjitha moshat të tjerët thonë se është antidota ideale për disa sëmundje, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që insistojnë në dobitë e çlirimit të endorfinës pas një vrapimi të mirë.

Pse duhet të vraponi? Vrapuesit e rregullt thonë se nuk të bën asgjë të ndjeheni më e lirë se vrapimi i gjatë. Përveç përfitimeve si qëndrueshmëria e rritur, vrapimi rrit fleksibilitetin, forcon imunitetin dhe forcon eshtrat.  Përmes djersës çliroheni nga toksinat e trupit në mënyrën më natyrale, gjë që ju bën me lëkurë të shëndetshme. Kur vraponi në ambient të hapur duhet të keni kujdes për dëmtimin e lëkurës nga rrezet e diellit. Një tjetër gjendje me të cilën përballen vrapuesit është paraqitja e akneve të nxitura nga djersa.

3 popular exercises for skin yoga 430x550

Joga

Joga e ka rigjinën në Indi mirëpo është e përhapur kudo në botën perëndimore. Personat që bëjnë joga e kombinojnë me stërvitje tjera kardio si CrossFit, Zumba apo kikboksi.

Pse duhet të bëni joga? Ndryshe nga rutinat tjera fizike, joga i bën masazh organeve dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut. Joga vepron në parimin e shendetit të brendshëm që reflektohet jashtë. Shumica e njerëzve që bëjnë joga thnë se pa marrë parasysh sa shpesh e bëni brenda ditës, rezultatet e jogës kërkojnë kohë të gjatë. Duhet të keni kujdes me ushtrimet pasiqë ndonjëherë nuk jeni fleksibile mjaftueshëm dhe mund të lëndoheni.