Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 stërvitjet më të famshme dhe ndikimi i tyre në lëkurën tuaj

Nuk jemi fasna të palestrës, mirëpo e kptojmë rëndësinë e stërvitjeve dhe përfitimet që na sjell ajo në trup, mendje dhe lëkurë. Përzgjodhëm 3 ushtrimet më të famshme fizike që duhet t’i keni në konsideratë…

Noti

Noti, i vetmi aktivitet fizik që përfshin të gjithë muskujt e trupit dhe është kardio rutina më e përshtatshme për të gjitha moshat.

Pse duhet të notoni? Pasi që trupi juaj punon dyfish në ujë, zemra juaj pompon më tepër gjak dhe oksigjen për të gjitha organet, duke pastruar toksinat dhe duke ju dhënë një lëkurë të shkëlqyeshme. Si shtesë, klorina në ujin e pishinës i pastron molekulat e ujit në lëkurën tuaj dhe i heq aknet dhe bakteret që i shkaktojnë ato. Mirëpo, shumë klorinë mund ta dëmtojë lëkurën dhe flokët, pasi që mund ta heqë yndyrën në sipërfaqen e lëkurës, duke e bërë lëkurën të plogësht dhe të thatë. Prandaj, pas notit, është mirë ta njomni lëkurën dhe t’i mbroni flokët me sprej.

Vrapimi

Për këtë sport thuhen shumë gjëra: disa thonë se është për të gjitha moshat, të tjerët thonë se është antidota ideale për disa sëmundje, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që insistojnë në dobitë e çlirimit të endorfinës pas një vrapimi të mirë.

Pse duhet të vraponi? Vrapuesit e rregullt thonë se nuk të bën asgjë të ndjeheni më e lirë se vrapimi i gjatë. Përveç përfitimeve si qëndrueshmëria e rritur, vrapimi rrit fleksibilitetin, forcon imunitetin dhe forcon eshtrat.  Përmes djersës çliroheni nga toksinat e trupit në mënyrën më natyrale, gjë që ju siguron lëkurë të shëndetshme. Kur vraponi në ambient të hapur duhet të keni kujdes nga rrezet e diellit. Një tjetër gjendje me të cilën përballen vrapuesit është paraqitja e akneve të nxitura nga djersa.

Joga

Joga e ka rigjinën në Indi, mirëpo është e përhapur kudo në botën perëndimore. Personat që bëjnë joga e kombinojnë atë me stërvitje tjera kardio si CrossFit, Zumba apo kikboksi.

Pse duhet të bëni joga? Ndryshe nga rutinat tjera fizike, joga i bën masazh organeve dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut. Joga vepron në parimin e shendetit të brendshëm që reflektohet jashtë. Shumica e njerëzve që bëjnë joga thonë se, pa marrë parasysh sa shpesh e bëni brenda ditës, rezultatet e jogës kërkojnë kohë të gjatë. Duhet të keni kujdes me ushtrimet, pasi që ndonjëherë nuk jeni fleksibilë mjaftueshëm dhe mund të lëndoheni.

https://www.bebeautiful.in/lifestyle/work-and-life/the-three-most-popular-physical-activies-and-how-they-affect-your-skin