Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 prerjet më të mira të flokëve për femrat me fytyrë të rrumbullakët

Nëse rastësisht keni fytyrë të rrumbullakët, sigurisht që interesoheni se cilat prerje të flokëve do të mund ta bëjnë më këndore. Mu për këtë gjë ne u konsultuam me ekspertë dhe ju sjellim tre prerjet më të mira të flokëve për një fytyrë të rrumbullakët…

Përgatituni mirë

Para se të filloni me prerjen e flokëve, është me rëndësi të revitalizoni flokët që të mbroni dhe të ushqeni ato. Kondiciononi dhe jepni një shtytje të lagështisë.

Shkoni për një vërvitje voluminoze

Të gjithë i duam prerjet e shkurtëra të flokëve mirëpo femrat me fytyrë të rrumbullakët mendojnë që tërheqin tepër vëmendje tek forma e tyre e fytyrës. Prandaj një vërvitje voluminoze e flokëve është një përzgjedhje më e mirë. Është më e gjatë se flokët e shkurtëra dhe i jep flokëve vëllimin pa e theksuar formën e rrumbullakët të fytyrës.

Balluke anësore

Balluket anësore janë një ide e shkëlqyeshme për këtë formë të fytyrës. Janë të përshtatshme edhe kur nuk dëshironi të humbasni nga gjatësia e flokëve mirëpo prap dëshironi të provoni diçka të re. Balluket do të mënjanojnë formën e rrumbullakët të fytyrës duke e zhvendosur vëmendjen tek mollëzat e juaja.

Shkallëzoni

Shtresat kanë qenë gjithmonë mënyra më e lehtë e strukturimit të fytyrës. Kërkoni nga stilistja juaj që të presë shtresat në atë mënyrë që të jenë sipër mjekrës dhe të lakuara nga jashtë. Kjo do të krijojë iluzionin e fytyrës së gjatë.