Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 modelet më të mira të flokëve për një fytyrë me formë katrore

Stili i flokëve është si syzet e diellit – të gjithë e kanë një, por nuk mund të jetë lloji që përshtatet me fytyrën tuaj si duhet! Ky është një rregull që vlen për të gjitha format e fytyrës.

Ju me një fytyrë katrore, keni nevojë për një prerje flokësh që do të zbusë skajet e fytyrës suaj dhe do të krijojë një efekt të zgjatur. Për të marrë një mendim të ekspertëve për këtë çështje, iu drejtuam stilistëve të flokëve në sallonin Lakmépër të na treguar stilet më të mira për fytyrat katrore …

Prerje e pjerrtë e flokëve të shkurta

Një prerje e pjerrtë me flokë më të gjata në pjesën e përparme që gradualisht shkurtohen drejt mbrapa përndryshe shton dimensionin vertikal të një fytyre të gjërë.

Shtresat asimetrike për flokë të gjatë

Për shkak se asnjë fytyrë nuk është në mënyrë perfekte simetrike, shtresat asimetrike të flokëve që shtrihen përgjatë mollëzave të faqeve dhe zonës së qafës mund të shtojnë një efekt të skalitur ose gdhendur në fytyrë.

Balluket e shtyra anash në flokët e mesit

Kur është fjala për fytyrat katrore, balluket ndihmojnë të arrihet një ekuilibër duke zbutur ballin e gjërë. Balluket e shtyra anash ndikojnë më mirë se ato të hapura, sepse kanë një mbulojë më të lehtë që menjëherë tërheqin vëmendjen në nivelin e syrit.