Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 mënyrat magjike si t`i lakojmë qerpikët

Gjithmonë keni ëndërruar për qerpikë të lakuar dhe të mrekullueshëm? E kuptojmë se përdorimi i lakueses së qerpikëve mund të jetë një sfidë e komplikuar por nuk është patjetër të mbështeteni gjithmonë në atë mjet. Më poshtë ju sjellim disa mënyra alternative se si të arrini deri tek lakimi i qerpikëve…

 

Trajtimi me duar të ngrohta

Besoni ose jo, prekja e ngrohtë e duarve ndihmon në lakimin e qerpikëve. Gjithçka që duhet të bëni është të fryni në majat e gishtave dhe pastaj t’i shtrëngoni qerpikët. Me gishtin tregues i shtypim qerpikët mbi sy dhe qëndrojmë në atë pozitë për 30 sekonda. E përsërisim këtë hap edhe me syrin tjetër.

Efekti aloe vera

Fërkoni disa pika nga aloe vera në gishta e pastaj shtypni qerpikët në atë mënyrë që lakimi të jetë në drejtim të kapakut të syrit. Përsërisim edhe disa herë për të fituar qerpikë të lakuar në mënyrë ideale.

Luga magjike

A keni menduar ndonjëherë të përdorni lugën për të lakuar qerpikët? Është e mundshme! Ju duhet ta ngrohni lugën në një gotë me ujë të ngrohtë e pastaj e shtypni anën e lakuar të lugës mbi kapakun e syrit e pastaj i shtypni qerpikët në të për 15 sekonda.

Tani që mësuat disa truqe alternative, është mirë të ushtroni këto lëvizje dhe të arrini deri tek qerpikët e lakuar në vetëm pak minuta.