Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 mënyrat inovative si të përdorni letrat absorbuese për grim!

Mes shkëlqimit të artë veror në lëkurë dhe lëkurës së yndyrshme është vetëm një vijë e hollë. Shpesh nuk mund të dallojmë nëse kemi kaluar në anën e yndyrshme, për shkak të djersitjes nga nxehtësia verore apo nga përdorimi i kremës për mbrojtje nga dielli, janë shumë arsye pse lëkura në bëhet e yndyrshme. Prandaj ekzistojnë letrat absorbuese.

Ja 3 mënyrat inovative se si të përdorni letrat absorbuese:

Përdorni letrat absorbuese që të vendosni makijazhin

Pasi të vendosni kremën për mbrojtje nga dielli apo bazën e lëngshme të makijazhit, përshkojeni fytyrën me letër absorbuese. Ashtu do të thithni tërë vajin e tepërt që ndodhet në produkte.

Blotting paper

Përdorni letër absorbuese që të vendosni buzëkuqin

Pasi të aplikoni buzëkuqin tuaj, thani buzët me letër absorbuese e pastaj aplikoni një shtresë të dytë të buzëkuqit. Letra absorbuese e thith vajin dhe zbutësit që ndodhen në buzëkuq, përderisa ngjyra e buzëkuqit ngelet e paprekur.

Blotting paper

Përdorni letër absorbuese që të kontrolloni shkëlqimin e fytyrës suaj

Keni një mbledhje mirëpo nuk keni kohë për të rifreskuar makijazhin tuaj? Letra absorbuese është shpëtimi juaj. Përshkoni me to hundën, mjekrën, ballin apo pjesët tjera që kanë nevojë për ndihmë. Ashtu nuk do të shkatrroni makijazhin dhe do të hiqni shkëlqimin e tepërt nga fytyra.

Blotting paper

Blotting paper

Blotting paper