Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 mënyra si të vishni këmishat e gjata në formë fustanesh për ambient pune!

Pasarelat e modës sërish kanë risjellur trendin e këmishave në formë fustanesh, me mëngë të gjata dhe linja të prera, me printe të ndryshme, materiale xhinsi si dhe me vija. Ndërsa ju mund të zgjedhni se çfarë të vishni për një ditë pune, ne po ju sugjerojmë të luani paksa me këtë model duke ju ndihmuar në përzgjedhje…

 

Qëndroni në nuancën e bardhë

Kjo këmishë në formë fustani ju bën të dukeni elegante korporative, duke ia kombinuar me një palë këpucë të zeza prej lëkure si dhe bizhuteri minimaliste. Përfundoni pamjen me një çantë dore prej lëkure dhe manikyr nudo për të theksuar pamjen tuaj dhe për të bërë përshtypjen e duhur në ambientin punues.

 

Zgjedhni material prej xhinsi

A keni mjaft guxim të vishni këtë këmishë të gjatë në formë fustani me material prej xhinsi në ambientin tuaj punues? Nëse po, ju sugjerojmë t’i kombinoni me një palë pantallona të zeza dhe sandale nudo për një pamje mahnitëse të dyfishtë. Pavarsisht a është shumë kazuale apo elegante, ju duhet të mahnitni ndokënd! Shfaqni pak seriozitet në pamjen tuaj me një kuletë apo çantë dore prej lëkure.

 

 

Model asimetrik

E tëra që ju duhet të bëni për të transformuar këtë fustan këmisheje në një veshje elegante të zyrës, është duke e përkufizuar me një rrip në bel prej lëkure të zezë. Një palë take të trasha dhe disa stoli ari janë gjithçka që ju nevoiten për t’u dukur bukur dhe të gatshme për punë.