Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 mënyra si të thani llakun e thonjve më shpejtë!

Manikyri në shtëpi duket luksoz dhe argëtues deri në momentin e tharjes, kur juve keni aplikuar 5 shtresa, nga baza, ngjyra dhe top coat, dhe filloni të vazhdoni me punët e tjera duke harruar që ende nuk është tharë manikyri juaj, dhe duke e shkatrruar tërë punën që keni kryer me manikyr për vetëm disa sekonda. Por a ekziston mundësia që ju të thani llakun e thonjve më shpejtë dhe të mos rrezikoni shkatrrimin e tijë? Përgjigja është po, me truqet e duhura, ju mund t’i thani ato më shpejtë, thot manikyristia Gina Alcedo.

Këtu, Alcedo na tregon se si t’i thajmë thonjtë më shpejtë duke përfshirë se a funksionon truku i zhytjes së thonjve në ujë të akullt apo jo.

Investoni në një Base dhe Top Coat të mirë

Kur është fjala për tharjen e shpejtë të thonjve, Alcedo thot se e tëra varet nga shtresa bazë dhe top.

“Truku i im më i miri është të investoni në një bazë dhe top të mirë,” thot ajo. “Llaku juaj do të thahet shpejtë për vetëm 5 minuta.”

Thani me tharëse

Nëse nuk keni kohë si dhe gjithashtu të holla për të investuar në një bazë dhe top coat të mirë, Alcedo thot se tharja e thonjve me tharëse nuk duhet të nënvlerësohet për përshpejtësimin e kohës së llakut.

“Rregulloni tharësen në temperaturë të ulët dhe thani duart veçmas nga 2-3 minuta,” thot ajo. “Por sigurohuni që të lëshoni tharësen të punojë para se t’a drejtoni në thonj, në mënyrë që nëse ka pluhur apo ndonjë papastërti tjetër, të mos flliq manikyrin tuaj.”

Vendosni në ujë të akullt

Truku që e keni pritur të gjithë: A ja vlenë vërtetë ngrirja e një manikyri të freskët në një ujë të akullt? Alcedo thot se përgjigja është po, por ju nuk duhet të përdorni ujë frizi. Disa kocka akulli do kryejnë punën si duhet.  “Pasi që të keni përfunduar me manikyr, vendosni thonjtë në ujë të akullt për 1 deri 2 minuta,” thot ajo. “Por prap, sigurohuni që keni përgatitur tasin me ujë para përfundimit të manikyrit.”