Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 mënyra si të shtrëngoni dhe tonifikoni barkun tuaj!

Në mënyrë që të arrini një bark të shesht, të tonifikuar, ju duhet të hani ushqim të duhur, stërvitje si dhe po qe e nevojshme, të pranoni tretmane për ato zona problematike të trupit. “Shumë femra vuajn nga lëkura e butë dhe e lëshuar në pjesën e ulët të barkut si dhe rrisin peshën pasi që të lindin fëmijë”. Qoftë nga pesha e fituar apo nga lindja, femrat kanë 3 shqetësime kryesore se si dhe çfarë i shkakton ato:

Lëkurë e lëshuar

Shkaku: humbje e peshës apo shtatzani

Eliminim: Tërheqës të lëkurës apo operacione

Rezultatet: Me tërheqës lëkure rezultatet shihen nga disa javë në 2 muaj (pas disa tretmaneve) ndërsa me operacion rezultatet mund të shihen menjëherë.

“Ekzistojnë disa mënyra se si të shtrëngoni lëkurën”, nëse lëkura nuk ka nevojë për operacion, atëher ju mund të shtrëngoni lëkurën vetëm me tretmane. Nëse keni lëkurë të lëshuar ose të tepërt, apo muri abdominal të dobët juve do ju duhet një operacion i barkut.

Dhjame yndyrore

Shkaku: ndryshime në hormone, mungesë e ushtrimeve, dietë me yndyrëra, gjenetika, dhjam dhe muskuj të zgjatur.

Eliminimi: CoolSculpting, Liposuksion apo operacion i barkut

Rezultatet: Disa javë deri në 2 muaj : rezultatet nga liposuksioni janë të menjëhershme dhe përmisohen për 3 deri 6 muaj.

“Dhjamet yndyrore janë një shqetësim i shumë femrave, sidmos pas disa viteve pas lindjes”. Stërvitjes e botës sdo mund të largojnë lëkurën e tepërt apo muskujt e zgjatur. Një operacion i barkut është procedura e vetme që e largon dhjamin dhe lëkurën e tepërt.

Strijat

Shkaku: Shtatzania, rritje e shpejtë e trupit apo luhatje drastike të peshës.

Minimizoni: Laser apo operacion

Rezultate: pas disa muajve me laser ndërsa rezultate të menjëhershme me operacion

Strijat janë plagë të thella të trupit, për atë nuk mund të bëjmë shumë në lidhje me ato. Nuk mund ti eliminoni por ju mund ti zvogloni.
Kur strijat janë të thella dhe posht kërthizës atëherë do ju duhet një operacion për ti larguar.
Nëse janë me ngjyrë roze apo vjollce atëherë me laser do mund të largoni ngjyrën edhe pse tekstura do mbes. Disa mjek preferojnë mikrogjilpërat pasi që ato ndihmojnë në stimulimin e kolagjenit për të rimodeluar strijat.