Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 mënyra se si ta ekspozoni trupin me pantallona të shkurtra

Me ftohjen e motit mendoni se nuk do të mund t’i përdorni shortset tuaja, mirëpo jeni gabim. Ekziston kombinimi!

Shortset

Qoftë nëse posedoni të tilla nga xhinsi apo nga pambuku, shortset mund t’i vishni në disa mënyra. Më poshtë jua sjellim kombinimet e mundshme të shortseve.

Streçe me printime

Mund ti vishni shortset mbi streçet me printime dhe të dukeni e gatshme për aheng. Kompletoni kombinimin me një palë çzme të arta dhe hidheni në supe një xhaketë nga lëkura.

Çizme deri në gjunjë

Një fanellë e thjeshtë, shortse të hatashme dhe çizme të gjata! Do të dukeni si këngëtare në festival muzikor, apo jo? Një çantë me printime azteke do ta kompletojë pamjen tuaj.

Streçe të grisura

Mund të përcaktoheni edhe për streçe të grisura apo çorape me vija nën shortset e juaja. Kombinojeni me një xhemper dhe me këpucë me taka të larta.

https://www.bebeautiful.in/fashion/trends/three-ways-to-make-a-bold-statement-with-your-hot-shorts