Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 truke të hijëzimit të syve magjepsës!

A jeni mahnitur ndonjëherë nëpër faqe të Instagramit apo frymëzime tjera se si kanë arritur aplikimin e një grimi të tillë?  Sidomos kur bëhet fjalë për paletën hijëzuese të syve. Këtu përfshihen aq shumë baza dhe shtresa, kaq shumë teknika e që duken të gjitha mahnitëse. Të jeni në gjendje të krijoni një pamje të përkryer të syve është vërtetë një punë arti, andaj falë artistëve të kozmetikës ju do të mund të ëmsoni si të aplikoni hijëzimin e syve që të duket sa më i lëmuar. Nëse dëshironi të krijoni diçka më të avancuar dhe delikate, këtu po ju paraqesim 3 këshilla që do kishit dashur t’i dini prej më herët.

  1. Përdorni një primer për hijëzimin e syve

Ju përdorni primer para se të aplikoni bazën apo sherkun, ashtu? E pra, nuk dallon edhe me aplikimin e hijëzimit të syve. Një primer i mirë për hijëzim të syve jo vetëm që do ndikojë në fiksimin e hijeve por do të parandalojë edhe përshkëllimin e tyre.

  1. Përdorni brushat e duhura

Një aplikim i mirë i hijëzimit të syve mund të bëjë ndryshim të madh në pamjen tuaj, sidomos nëse përdorni brushat e duhura. Edhe artistë më të mëdhenj të kozmetikës theksojnë faktin se i tërë procesi rezulton në brusha të mira.

  1. Filloni me nuanca të lehta

Duke filluar me një hijëzim të syve me nuancë më të lehtë në bazën e kapakut tuaj e më pas hijëzim më i errët në skajet e jashtme, kjo paraqet një mënyrë të shkëlqyer për të krijuar ekuilibër në sytë tuaj. Andaj, keni parasysh efektin e ndritshëm dhe të errët dhe sa më shumë shpërndajeni ngjyrën për efekt sa më natyral.

  1. Përzieni mirë nuancat për efekt perfekt

Sapo të keni aplikuar nuancat e lehta dhe të errëta në vendet e caktuara të syrit, ju mund t’i përzieni deri sa të krijoni efekt të lëmuar. Ndiqni këto këshilla të thjeshta dhe do të keni sy të përsosur në çdo kohë!