Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 gjëra që duhet ti dini nëse përdorni maskarë rezistente ndaj ujit!

Kur ju dëshironi të bleni një maskarë, gjithnjë keni mundësi të zgjedhni: rezistente ndaj ujit apo normale. Shpesh brende të ndryshme prodhojnë  1 maskarë me funksione të dyfishta, dhe me siguri që shpesh verzioni rezistent ndaj ujit është më i preferuar. Por pasi që biseduam me dermatologun, ne kuptuam që jo gjithnjë është një zgjedhje e duhur. E kuptueshme nëse ju e zgjedhni atë për raste më speciale, por për përdorim të përditshëm, nuk preferohet.

Maskara rezistente ndaj ujit thanë qerpiktë tuaja

Dyllet dhe silikonët janë ata të cilët e bëjnë një maskarë rezistente si ndaj: djersës, lotëve dhe ujit. Nëse ju krahasoni 2 tube të maskarave: 1 normale dhe 1 rezistente ndaj ujit, do të kuptoni që kjo e dyta përmban disa përbërës të shtuar si: isododecane dhe cyclopentasiloxane, që nuk janë të dobishme për qerpiktë tuaja.

“Përbërësit të cilët e bëjnë formulën rezistente ndaj ujit mund të kenë një efekt tharës për qerpiktë, gjë e cila shkakton që ato të bien,” thot Dr. Engelman. Mendoni ato si një buzëkuq afatgjatë. Sigurisht që zgjat shumë, por i lë buzët të thata dhe të çara. E njejta gjë vlenë për maskarën rezistente ndaj ujit.

Ka një mënyrë të duhur dhe të gabuar të pastrimit të maskarës rezistente ndaj ujit

“Pasiqë maskara rezistente ndaj ujit është e dizajnuar për të qenë afatgjate, pastrimi i saj mund ti shkaktojë qerpikëve më shumë dëm se sa maskara normale,” thot Dr. Engelman. Largimi i formulave rezistente ndaj ujit është një proces shumë hapësh i cili kërkon fërkim shtesë. Për maskarë rezistente ndaj ujit është e rëndësishme të përdorni një pastrues me bazë yndyrore, lejoni që vaji të qëndrojë në qerpik rreth 15 sekonda në mënyrë që të prishë lidhjen mes përbërësve rezistent ndaj ujit, pastaj përfundoni me një pastrues të butë të fytyrës për të larguar mbetjet e yndyrës.

Mos harroni të largoni maskarën para se të fleni

“Shumica e njerëzve nuk pastrojnë maskarën në fund të mbrëmjes,” thot Dr. Engelman. “Gjumi me maskarë mund të thajë qerpiktë, duke shkaktuar që ato të bien.”