Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 arsye pse vaji jojoba është i dobishëm për kujdesin e lëkurës!

Të gjitha llojet e vajrave janë të dobishëm për shëndetin e lëkurës sonë, veçanërisht kur jemi të kërcënuar ndaj produkteve të bukurisë. Mos vallë keni nevojë për një pastrues të ri? Për një pastrues të grimit? E pra, vaji jojoba ju ndihmon rreth këtyre çështjeve.

Pra, çfarë është?

Teknikisht është një dyll pa aromë e nxjerrur nga shkurrja apo bima jojoba, por që ka një cilësi të ngjashme me vajin. Kjo absorbohet lehtë pasi imiton sebumin natyror që prodhon lëkura, por gjithashtu e përmirëson atë, duke rezultuar në lëkurë të shëndetshme dhe jo të yndyrshme.

Image result for jojoba oil

Pse ka kaq shumë veti dobiprurëse?

Disa arsye: është mjaftueshëm i butë për të gjitha llojet e lëkurës, për shkak të ngjashmërisë me sebumin tuaj. Hidraton lëkurën dhe flokët e thatë dhe poashtu vepron si një pengesë e dyanshme, duke hidratuar mjaftueshëm si pasojë e efekteve të jashtme të mjedisit. Vetitë e saj anti-inflamatore e bëjnë një pastrues të mrekullueshëm të fytyrës për llojin e lëkurës me probleme të ndryshme.

Si e përdorni atë?

Për rritjen e flokëve: masazhoni disa pika në kokë për të ushqyer flokët deri në rrënjë. Lëreni për 20 minuta, më pas lani flokët me shampo, kondicioner dhe shpëlani në fund si zakonisht.

Për lëkurë të thatë dhe buzë: pas pastrimit dhe tonifikimit, aplikoni disa pika në gishtërinjtë tuaj dhe zbutni fytyrën duke bërë lëvizje lart e poshtë deri sa ta absorbojë mirë lëkura. Dhe, në vend së të përdorni rregullisht balsamin tuaj për buzë, aplikoni disa pika vaj jojoba dhe do të keni padyshim buzë me një butësi dhe mbrojtje të qëndrueshme.

Si një pastrues i makeup-it: zhytni një top pambuku në vaj dhe aplikojeni në fytyrën, sytë dhe buzët. Pastaj zhytni nëj tjetër top pambuku me ujë dhe filloni të hiqni vajin nga fytyra si dhe pjesën e grimit. Nëse keni maskarë të fortë, atëherë zhytni në veçanti një top pambuku në vaj jojoba për secilin kapak të syrit dhe mbajeni 10 sekonda deri sa të veprojë e më pas fshijeni grimin e mbetur.