Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 arsye përse rutina juaj ka nevojë për vitamin E!

Ky antioksidant është i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme me shkëlqim.

Vitamina E nuk është aq e popullarizuar si vitamina C ose A në kujdesin e lëkurës, por me gjasa që veçmë jeni duke shfrytëzuar përfitimet nga ajo. Antioksidanti mund të gjendet në listën e përbërësve në shumë serume dhe kremëra, por shumica e njerëzve nuk kanë njohuri për funksionin e sajë. Ne biseduam me dermatologët Dendy Engleman dhe Deanne Mraz Robinson për të na treguar disa informata rreth vitaminës E dhe lëkurës suaj.

Çfarë është Vitamina E?

Vitamina E është një grupë e vitaminave të tretshme në yndyrë dhe vaj me veti antioksidante. “Vitamina E është porsi një ngjitës që mban gjithçka në një vend,” thot Engelman. “Ato së bashku mirëmbajnë integritetin e lëkurës suaj.” Nëse ju po e kërkoni në një produkt, Robinson thot se zakonisht gjendet në tocopherol ose tocopheryl acetete në një listë përbërësish.

Të dy pajtohen se vitamin E është më efektive në kremë lëkure ose tretje me bazë lipide shembull: vaj. Zakonisht përzihet me vitamin C në serume për të aktivizuar vetitë antioksidante. Ju madje mundeni ta merrni atë përmes dietës suaj duke përfshirë më shumë vaj ulliri, perime dhe arra, por Robinson thot se studimet tregojnë që antioksidantët topikal arrijnë efektin e tyre më shpejtë se ato dietale. Sa i përket ushqimit, Engleman rekomandon një dozë ditore rreth 15mg. Ajo thot se është e rrezikshme nëse merrni një dozë të madhe dhe të mos pranoni doza të 400IU në përditshmëri nëse keni sëmundje të zemrës ose diabet.

Kush nuk duhet të përdor vitamin E?

Përderisa vitamina E mund të funksionojë për të gjithë, ata të cilët kanë lëkurë të prirë për akne dhe lëkurë të yndyrshme duhet të jenë të kujdesshëm gjat përdorimit të vitaminës në rutinën e tyre për kujdesin e lëkurës. Robinson thot se vitamina E është një aknegjenik dhe nëse përdoret shumë mund të shkaktojë plasaritje.

Është një antioksidant i fuqishëm

Antioksidantët luftojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira në ambientin tonë. Në ndërkohë, oksidimi i radikaleve të lira mund të shkaktojë dobësimin e barrierës së lëkurës. Hulumtimet tregojnë se madje edhe pas një ekspozimi të vogël në UV, niveli i vitamin E në lëkurë ulet deri në 50%, prandaj është e rëndësishme të merrni vitamin E për të mirëmbajtur shëndetin e lëkurës.

Është një anti-inflamatorë

Vitamina E ndihmon që lëkura të qëndrojë e butë dhe e hidratuar si dhe lufton inflamacionin. Engleman thot se një studim tregon që vitamina E lehtëson simptomet e gjendjeve si dermatit atopik i cili shkakton lëkurë të kuqe dhe të irrituar. Robinson thot se stabilizon vitamin C dhe shton veti të tjera antioksidante dhe anti-inflamatore në produktet për kujdesin e lëkurës.

Trajton plagët dhe strihat

Nga vitamina E nuk përfiton vetëm fytyra: ju duhet të përdorni atë në tërë trupin. Studimet tregojnë se përdorimi i vitaminës E ndihmon në shërimin e plagëve të djegies, operacionit dhe plagë të tjera. Engelman thot se gjithashtu ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e strihave. Pra si përfundim, vitamina E është shumë përfituese për kujdesin në përgjithsi. Nëse nuk jeni duke e përdorur atëher ju duhet të filloni.