Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

3 arsye përse duhet të përdorni acid Laktik!

Ndoshta acidi laktik nuk është aq i famshëm sa acidi glikoik por kjo nuk do të thot që nuk është aq efektiv sa të tjerat kur është fjala për lëkurë. Në fakt, acidi laktik është thjesht “një verzion më i lehtë dhe më i butë i acidit glikoik,” thot Melissa Kanchanapoomi Levin.

Ja 3 gjëra që duhet ti dini për këtë përbërës të mirë:

Është më hidratues se acidet e tjera alfahidroksike

“Acidi laktik jo vetëm që është më i butë se të tjerët, por gjithashtu rrit nivelin e hidratimit në lëkurë përderisa zhvesh atë,” spjegon Dr. Levin. “Në koncentrim më të lartë, acidi laktik ka një efekt të mirë si një përbërës zhveshës për të prishur lidhjen mes qelizave të lëkurës, përderisa në koncentrim të ulët ka një efekt të zbutësit, që nënkupton se ka aftësi të tërheqë ujin brenda sipërfaqës së lëkurës.” Si shtesë e aftësisë për të hidratuar lëkurën e thatë,” acidi laktik gjithashtu është i mirë për minimizimin e linjave të vogla si dhe pigmentimit falë vetive të zhveshjes,” thot Brigitte Beasse.

Është një zgjedhje e mirë për lëkurë të ndjeshme

Acidi laktik është një molekulë më e madhe se acidi glikoik, gjë e cila atë më të dobët dhe më të tolerueshëm. Acidi laktik jo vetëm që stimulon zhveshjen e qelizave të lëkurës, por gjithashtu rrit ceramidet, një acid yndyror i rëndësishëm në lëkurë që shërben si një barrierë mbrojtëse e lëkurës.

Pavarësisht butësisë, Joshua Ross, gjithnjë rekomandon të bëni një test në një vend të vogël të lëkurës pas veshit për tu siguruar që nuk do përjetoni një reaksion alergjik nga acidi laktik. “Pasi ta aplikoni, prisni 24 orë dhe shikoni a ka ndonjë reagim, pasi që ka njerëz që kanë alergji ndaj acidit laktik,” thot ai.

Nuk duhet të kombinohet me aktiva të caktuara

Ekspertët paralajmërojnë se ashtu si acidet e tjera alfahidroksi, është e rëndësishme që të mos kombinoni acidin laktik me përbërës të tjerë aktiv si: retinoidët, vitamina C, acidet betahidroksi si dhe acide të tjera alfahidroksi për të evituar irritimin, tharjen, leskërimin dhe skuqjen,” thot Ross. “Shumë acide në lëkurë mund të rrisin ndjeshmërinë.”