Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 gjërat që floku juaj mundohet të ju paralajmrojë në lidhje me shëndetin tuaj!

Jemi me fat që jetojm në një kohë të kozmetikës ku pothuajse çdo problem në lidhje me flokun mund të zgjidhet me anë të një produkti. Munges volumi? Pastroni me një shampo volumi. Rrënjë të yndyrshme? Aplikoni shampo të thatë. Maje të dëmtuara? Aplikoni një maksë hidratuese.

Dhe përderisa është shumë e mirë që problemet tona mundemi ti rregullojmë shumë lehtë, më e mira do ishte ti kushtonim vëmendje problemit dhe ti kushtonim vëmendje shëndetit dhe vetive tona të përditshme.

Yndyrë e rritur

Shkaqet e mundshme: Stres, djeg’je nga dielli dhe përdorim i tepërt i prodhimeve qumështore.

Palestra nuk është shkaku i vetëm për flokë të yndyrshme. Si duket, nëse jeni të stresuar, kjo mund të rris nivelin e kortizoneve në trupin tuaj, gjë e cila bën që lëkura e kokës të prodhojë më shumë vaj.

Djegie nga dielli është një faktorë tjetër i stilit të jetës që duhet të kemi parasysh. Një studim i fundit thot se shumica e femrave nuk e kanë me dije që ashtu si lëkura, edhe floku mund të digjet, dhe thot se 26% e femrave e kanë pranuar që kanë përjetuar djegie të lëkurës së kokës. Nëse lëkura e kokës suaj është ekspozuar në diell për një kohë të gjatë, mund të prodhojë më shumë sebum përshkak të humbjes së hidratimit.

Dhe e fundit, një dietë me sasi të lartë të prodhimeve qumështore mund të nxis prodhimin e sebumit në lëkurën e kokës, pasi që hormonet prezente prishin androgjenet dhe shkaktojnë një prishje të ekuilibrit.

Flokë të thata dhe pa shkëlqim

Shkaqe të mundshme: Mungesë të vitaminës D

Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë që floku të jetë i thatë dhe i dobët, gjithashtu mund të rezultojë në humbje të flokut.

Sipas Medical Today, njerëzit me alopecia areata kanë më pak vitamin D se sa njerëzit që nuk kanë alopecia, gjithashtu një studim tjetër në Japoni sugjeron se vitamin D mund të krijojë folikule të reja për rritjen e flokut dhe mund të rigjallërojë folikulet të cilat janë të përgjumur.

Përderisa dielli mund të stimulojë prodhimin e vitaminës D në lëkurë, kur është fjala për flokë, më e mira është pranimi i suplementeve të kombinuara me një dietë me yndyra të shëndetshme si : avokado, ve, salmon dhe arra.

Të thinjurat e parakohshme

Shkaqet e mundshme: Sëmundje të tiroidës dhe mungesë e vitaminës B12.

Pasi që gjëndrrat janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve, një tiroide me aktivitet të tepruar apo me aktivitet të pakët mund të ndikojë në flokë. Studimet sugjerojnë që ato mund të ndikojnë në folikul të qimes (ku pigmenti prodhohet), gjë e cila rezulton në të thinjura të parakohshme.

Mungesë e vitaminës B12 mund të ndikoj në flokë gjithashtu, pasi që kjo vitaminë është përgjegjëse për metabolizmin e acideve yndyrore dhe aminoacideve, të rëndësishme për shëndetin e flokut. Pra nëse kemi mungesë të kësaj vitamine, rezultati është flokë të thinjura dhe madje edhe rënie të flokëve. B12 mund ta gjeni në ve, mish të kuq, mish të bardhë dhe prodhime qumështore, kjo do të thot që veganët janë në rrezik të kësaj mungese të vitaminës.

Të thata dhe të dobëta

Shkaqe të mundshme: Nivel të vogël të proteinave

Proteini kryesorë në mirëmbajtjen e shëndetit të flokut është kreatina. Ka disa produkte që mundohen të imitojnë prodhimin e keratinës, por në fund, proteina e vërtetë duhet të krijohet në trup nga jasht.

Qime që këputet lehtë apo thjesht nuk rritet, mund të reflektojë në pranimin e ulët të proteinit në trup. Hani: peshk, ve, arra dhe fara .

Rënie e flokut

Shkaqet e mundshme: Stres, sëmundje, çekulibër i hormoneve ose probleme me ushqim.

“Për rënie të papritur të flokut mund të jenë shkaktarë shumë ndodhi apo sëmundje të shkurtëra apo një stres akut” thot trikologu Sally Ann Tarver.

Lajmi i mirë? ” Nëse kjo është ajo, mos u merakosni, rënia e flokut do ndalojë vetëvetiu.”

Por nëse stresi dhe sëmundja nuk kanë lidhje me rënien e flokut, mund të ketë nevojë për veprime të mëtutjeshme. “Nëse rënia e flokut po ndodhë për një kohë më të gjatë, ju mund të keni probleme hormonale apo me ushqim, gjë e cila mund të shihet në analiza të gjakut” thot Sally Ann.