Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të rregulloni problemet e verës!

Vera është një stinë e mrekullueshme mirëpo nuk vjen edhe ajo pa probleme. Ky artikull do të theksojë 8 problemet më të zakonshme të cilët ia prishin verën si dhe mënyrat se si t`i rregulloni ato.

How to Fix the Problems All of Us Suffer From in the Summer

  1. Djersitja dhe kutërbimi

Djersitja dhe aroma e pakëndshme në shputa dhe nënsqetulla është një gjë që ua shkatërron imazhin veror. Mënyra më e mirë është të vishni rroba nga materialet natyrore si pambuku apo lëkura si dhe të bëni dush rregullisht. Zëvendësoni kafen me çaj të gjelbër dhe gjejeni një deodorant të përshtatshëm.

How to Fix the Problems All of Us Suffer From in the Summer

  1. Djegie me briskun e rrojes

Djegiet pas rrojes paraqiten nëse e depiloni trupin rrallëherë gjatë dimrit, dhe në pjesët e ndjeshme. Që të reduktoni ënjtjen, kruarjen  dhe skuqjen, aplikoni ca pika vaj livando në losionin pas rrojes dhe aplikojeni në pjesët e prekura.

  1. Iritimi i lëkurës së kofshëve

Nëse ju pëlqejnë pantallonet dhe fundet e shkurtëra, gjatë verës mund të fitoni lëkurë të irituar në kofshët e brendshme. Që të çliroheni nga ky problem duhet të njomni lëkurën rregullisht duke përdorur krema që përmbajnë vitaminat C dhe E, kalendula apo ekstrakt nga trangulli.

  1. Mushkonjat

Mushkonjat dhe insektet tjera do ju kafshojnë gjatë verës, mirëpo mund t’i mbani jashtë shtëpisë me disa truqe. Përdorni silikon që t’i mbuloni zbraztirën tek dyert, përdorni largues natyral të insekteve që përmbajnë vaj të drurit të çajit apo të eukaliptusit.

How to Fix the Problems All of Us Suffer From in the Summer

  1. Pluhuri

Pluhuri gjatë verës futet brenda sapo të hapet dritarja dhe shkakton alergji dhe asmë. Që ta mbani shtëpinë të pastër, pastroni një herë në javë tërë shtëpinë dhe përdorni mbuloja kundër pluhurit në shtratin tuaj.

  1. Helmim nga ushqimi

Diarea dhe të vjellat janë simptomë e zakonshme e helmimit nga ushqimi, ndërsa gjatë verës ngrënia e ushqimeve të gabuara është e lehtë pasiqë prishen lehtë nga nxehtësia. Nëse helmimi është i butë atëherë ju mjafton të konsumoni shumë ujë mirëpo nëse simptomat zgjasin më shumë se dy ditë atëherë vizitoni mjekun.

How to Fix the Problems All of Us Suffer From in the Summer

  1. Lëkurë e thatë

Lëkura e thatë shkaktohet nga ajri i thatë dhe shkakton kruarje, plasaritje dhe rrudha të hershme. Pastrojeni lëkurën rregullisht dhe përdorni krema që njomin lëkurën, kur bëni dush në vend të sapunit përdorni xhel për dush që e njomë lëkurën.

How to Fix the Problems All of Us Suffer From in the Summer

  1. Djegie nga dielli

Djegiet nga dielli paraqiten në lëkurën e pambrojtur dhe të ekspozuar në diell për një kohë të gjatë. Që të shmangeni nga ato ju duhet që të mbuloni lëkurën dhe të përdorni kremë kundër diellit në çdo dy orë nëse notoni. Nëse jeni djegur, aplikoni kremë me kamfor, aloe vera apo mentë si dhe përdorni shtypje me gjëra të ftohta. Nëse keni dhembje në vendin e djegur atëherë kontaktoni mjekun.