Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Stilizimi i flokëve përderisa keni një ballë të madh është një gjë sfiduese. Përderisa krehja e flokëve pas është një JO e madhe për ju, sigurisht që ekzistojnë disa stile dhe prerje flokësh që ju ndihmojnë të fshihni ballin e gjerë. Dëshironi të dini se cilat janë? Ja një renditje…

tresemme smooth shine shampoo and conditioner

Para se të eksperimentoni me flokët e juaja është e rëndësishme që të keni flokë të shëndetshme. Për këtë ju duhen produkte që pastrojnë flokët dhe e ushqejnë me përbërësit e duhur.

cascading layer hairstyles with big foreheads

Shkallëzim me vëllim dhe që bien nga lartë

Nuk ka asgjë më joshëse se shtresat me vëllim, ndërsa shtresat që bien nga lartë me një ndarje në mes janë mënyrë efektive e fshehjes së ballit të lartë. Sigurohuni që të përdorni sprej për vëllim që t`i jepni flokëve dramën e nevojshme.

wavy layers hairstyles for big foreheads

Flokë të shkurtëra me shtresa të dallgëzuara

Nëse keni flokë të shkurtëra, jeni me fat. Vetëm shkurtoni flokët dhe sigurohuni që stilistja të ju jep shtresa të shkurtëra përpara ashtu që valët e flokëve të binë në atë mënyrë që ta mbulojnë gjysmën e ballit tuaj dhe të zvogëlojë gjatësinë e fytyrës suaj. Mund të ngritni flokët pak duke përdorur shampon të thatë.

curtain bangs hairstyles for big foreheads

Balluke si perde

Ato që kanë ballë të gjerë mund lehtësisht të fshehin atë me këto balluke si perde. Ju sugjerojmë këto balluke perde pasiqë i mbulojnë skajet e ballit, duke i dhënë ballit iluzion e të qenurit më i shkurtë. Është një stil ideal për ju nëse nuk keni shumë kohë për mirëmbajtje të ballukeve të gjata frontale.

textured side braid hairstyles for big foreheads

Gërshetë anësore

Jeni të lodhura duke lënë flokët të lirshme dhe dëshironi të eksperimentoni diçka? Përcaktohuni për gërshetën anësore por sigurohuni që gërsheta të mbulojë skajin e epërm të ballit tuaj. Nëse keni flokë të brishta, atëherë mundohuni që të shtoni vëllimin e flokëve dhe të arrini që të tërheqni vëmendje nga flokët tek gërsheti, duke e spërkatur gërshetin me sprej që i jep vëllim.