Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

2 Gjëra për kujdesin e lëkurës për të cilat nuk ju tregon askush!

Ka disa rregulla për kujdesin e lëkurës të cilat në thelb janë një rit i kalimit si të arrini në shkollë të mesme- mos i ngacmoni puçrrat, asnjëher mos bini në gjum pa e pastruar grimin, hidratim, tonifikim, e kuptoni se çdua të them! Por ka disa rregulla tjera për të cilat asnjëri nuk flet, dhe mos njohuria e tyre seriozisht prish lojën tuaj të lëkurës!

Puna është që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që lëkura është shkence e cila duhet të trajtohet me kujdesin e duhur- ju kurr s’do përzinit 2 kemikale pa e menduar njëher se si do të reagonin! Produktet tuaja të bukurisë janë e njejta gjë, dhe shumë nga ato janë të prodhuara nga qindra përbërës të cilët kur kombinohen, kanë aftësinë të bëjnë çudira.

1. Ka një rregull të duhur të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës

Njohuria se si të aplikoni një produkt të caktuar të kujdesit të lëkurës është e domosdoshme, por kjo nuk është e qartë në fillim kur bleni një produkt të ri.

Ja 3 gjëra të rëndësishme që duhet të dini:

  • Sa produkt duhet të aplikoj?
  • Ku duhet të zë vend në rutinën tuaj?
  • Sa herë duhet të përdoret?

Nëse nuk e përdorni në mënyrë të sakt, ndodhë që nuk do të ketë efekt sa duhet apo mundet edhe të shkaktoj dëme në lëkurën tuaj. Psh: Retinoli, nëse përdorni shumë për një kohë të shkurtër, ajo pezmaton lëkurën tuaj. Ju duhet të përdorni retinol vetëm natën si dhe të pakësoni përdorimin e tij- në javën e parë: përdorni vetem 2 herë, në javen e dytë: 3 herë dhe kështu me rradhë, si dhe duhet të siguroheni që po përdorni mbrojtje nga dielli çdo ditë.

Njëlloj, nëse përdorni shumë hidratues në mënyrë që të hidratoni lëkurën e thatë, kjo nuk do ju sjell aspak të mira, si dhe produkti do të grumbullohet, gjë e cila do bllokoj poret e juaja dhe do të shkaktojë plasaritje.

Shikoni këtë udhëzim të lehtë në të cilin mund të shihni se sa produkt duhet të përdorni çdo ditë si dhe mbani mënd: konsistenca është çelësi.

skincare
Dituria se kur duhet të përdoret një produkt gjatë rutinës suaj është shumë me rëndësi. Nëse e përdorni në mënyrë të pasaktë, produkti juaj mund të mos thithet në mënyrë korrekte. Psh: nësë aplikoni një serum pas hidratuesit, përbërësit aktiv nuk do të mund të arrijnë në shtresat më të thella të lëkurës suaj përshkak të barrierës që hidratuesi ka formuar në lëkurën tuaj duke penguar punën efektive të serumit.

how-to-layer-skincare (1)

2. Kujdesi i ekzagjeruar i lëkurës!

Nëse je një adhurues i bukurisë si ne, çdo herë që lexoni për fuqitë e ndonjë përbërësi aktiv, ju e dëshironi atë në raftin tuaj. Por ju duhet të keni kujdes pasi që mund të dëmtoni lëkurën tuaj, pra në vend se të fitoni një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese ju mund të jeni duke shkaktuar ndjeshëri, skuqje si dhe plasaritje asaj. Merrni acid salicilik si shembull kryesor: nëse përdoret në mënyrë të saktë është një zhveshës i përkryer, pasi që pastron thellësisht poret duke zgjidhur ngjitësin i cili mbanë bashkë qelizat e lëkurës së vdekur. Por, nëse përdoret shumë ose bëni zhveshjen e lëkurës shumë shpesh atëher ju e dëmtoni lëkurën duke e lënë atë të shtrenguar, të kuqe dhe të thatë!

Hudhni një sy regjimit tuaj të kujdesit të lëkurës dhe sigurohuni që nuk po e teproni. Në fakt, ne po ju sugjerojmë që ju të shënoni gjithçka. Rregullin kryesor që ne ndjekim është se sa më i fortë produkti, aq më shumë kujdes duhet të keni gjatë përdorimit të tij.