Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

13 këshilla për bazën e grimit nga top grimerët!

Të qenurit një grimer është më shumë se sa ajo që shohim në Instagram. Kuptohet që është argëtuese shikimi i videove të shumta se si ata aplikojnë bazën e grimit apo eyeliner-in, por profesionistët – ata të cilët kanë shpenzuar vite të tëra duke persosur zanatin e tyre prapa skenave në javë të modës ose në sesione të fotografive – kanë disa truqe dhe këshilla që madje edhe më amaterët i bëjnë të talentuar. Ne biseduam me grimerët më të kërkuar për të na treguar disa nga ato truqe.

Diane Kendal:

  1. “Gjithnjë përshtatni bazën e grimit me tonin e lëkurës së gjoksit.”
  2. “Përzini hidratuesin me bazën e grimit për të krijuar një hidratues me ngjyrë.”
  3. “Përdorni bazën e grimit vetëm kur keni vërtetë nevojë, që të mbani pamjen sa më natyrale.”

Charlotte Tilbury

  1. “Gjithnjë testoni ngjyrën e bazës në dritë natyrale.”
  2. “Aplikoni bazën me anë të gishtërinjve pasi që temperatura e gishtërinjve e ngroh atë dhe lehtëson aplikimin.”
  3. “Për një pamje të filtruar, përdorni pudër pluhur për të siguruar bazën e grimit.”
  4. “Aplikoni bazën e grimit në vesh dhe qafë.”

Patrick Ta:

  1. “Sigurohuni që sfungjeri me të cilin do të aplikoni bazën të jetë i njomë dhe jo i thatë.”
  2. “Aplikoni bazën duke filluar në qendër të fytyrës.”
  3. “Një aplikim i pa të metë i bazës së grimit kërkon një lëkurë të hidratuar.”
  4. “Zgjedhni një bazë me ndërtone të verdha për një pamje rrezatuese ari.”
  5. “Përzini baza të ndryshme për të arritur ngjyrën dhe mbulimin e duhur.”
  6. “Aplikoni bazën me një brushë të plotë dhe përzieni atë me sfungjer.”