Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

11 këshillat për një stomak të rrafshët dhe të shëndetshëm

Asnjë dietë apo pastrimet me lëngje nuk do ju japin një stomak të rrafshët që zgjatë më tepër sesa disa ditë. Andaj morëm këshilla nga nutricionisti Kelly Llevek, për një transformim dhe mirëmbajtje të trupit tuaj me anë të një diete të baraspeshuar dhe 11 këshillave të ekspertit.

Përmirësoni Smoothie-n tuaj

Shmanguni nga ushqimet e dëmshme me një smoothie me proteinë, yndyrë, fibra dhe gjelbërime #fab4smoothie. Fab 4 ndihmon baraspeshimin e nivelit të sheqerit në gjak duke ngadalësuar shkallën e absorbimit të glukozës dhe zgjatjen e kurbës së sheqerit në gjak.

Ulni klorofilin

Askush nuk dëshiron të ndjehet apo të duket e fryrë, andaj rekomandohet ulje e klorofilit që të ndihmojë në kontrollimin e urisë.

Shmanguni nga krema e kafesë

Nuk keni nevojë që të pushoni së konsumuari kafenë mirëpo duhet të keni kujdes me qumështin për kafe pasiqë shkaktojnë ngritje në nivelet e sheqerit në gjak, gjë që ju bën edhe më të uritur.

Shmangni mezet e përpunuara

Nëse dëshironi meze, merrni diçka natyrale të pasur me proteinë apo yndyrë sikurse perime të gjalla, avokado, arra apo vezë të ziera.

Thuani jo sheqerit të lëngshem

Pijet e gazuara përplot me sheqer bëjnë që insulina të tajitet që të lejojë qelizat të marrin sheqer nga gjaku për energji duke penguar zbërthimin e qelizave yndyrore.

Meze në orët e vona

Sigurisht që një copë pizza ndonjëherë nuk do ju vrasë mirëpo nëse dëshironi që të kujdeseni për ushqimin ju duhet rregulli i 12 orëve. 6-8 orët pas ngrënies së darkës, trupi juaj është i fokusuar në tretje ndërsa 4 orët e fundit janë të dedikuara për djegien e dhjamit. Nëse hani para se të shkoni në krevat, leptina- një hormon i energjisë që sinjalizon trurin se nuk i duhet energji, andaj edhe nuk djegni dhjam gjatë gjumit.

Ushqim për jashtë

Merrni me vete ushqimin, duke i dhënë rëndësi  pulës suaj, salmonit të përgatitur apo karkalecave të detit në sallatë, të pasura me proteinë.

Lëvizni

Mos hani kur të stërviteni në mëngjes. Një vrapim i shkurtë mund të nxisë rritjen e hormonëve të rritjes dhe të ndihmojë në ruajtjen e indit muskulor.

Bëni gjumë të mjaftueshëm

Mungesa e gjumit ju bën më të uritur andaj është më mirë që të përmbushni këtë kërkesë të trupit tuaj, pasiqë në të kundërtën do të keni problem me peshën.

Pini ujë, dhe sa më shumë ujë

Pini ujë rregullisht gjatë ditës pasiqë përfitimet janë të shumta. Uji ndihmon detoksikimin, humbjen e peshës, lufton plogështinë, parandalon kokëdhembjet, përmirëson lëkurën dhe pengon ngërçet.

Lamtumirë pasta

Ushqimet e larta në indeksin glikemik sikurse, pasta dhe frutat e thata, shkaktojnë rezistencë ndaj insulinës dhe ju bëjnë të hani më shumë dhe të shtoni në peshë. Ushqimet e pasura me sheqer e kanë të njejtin efekt në trupin tuaj sikurse pijet me sheqer.