Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

10 shenja që po përdorni produkte kozmetike të gabuara!

Përdorimi i produkteve të gabueshme për llojin e lëkurës është një gabim i zakonshëm, por si mundemi t’a kuptojmë që jemi duke gabuar dhe të ndalojmë këtë? Esteticientia Carolyn Holdsworth thot se kurdo që lëkura reagon si asnjëher më parë, nënkupton që po përdorni ndonjë produkt të gabueshëm.

Këto janë shenjat paralajmëruese:

Lëkurë e tharë dhe e leskëruar

Holdsworth thot se përdorimi i produkteve të gabueshme mund të përkeqësojë gjendjen e lëkurës, shembull: lëkurë e thatë ose të yndyrshme. “Nëse lëkura juaj zakonisht është e thatë dhe e shtrënguar, përdorimi i produkteve me bazë acidike mund të përkeqësojë situatën,” thot ajo. Rachel Liverman shton se “kur shtresa acidike e lëkurës largohet – shkak i produkteve të ashpra si pastrues shkume – çdo gjë që përdorni mbi të do të rezultojë në thëmbim.”

Lëkura e thatë mund të jetë normale, por nëse vëreni se lëkura është e forë dhe leskëruese atëher Liverman thot se është koha të bëni disa ndryshime. Produktet si ato për peeling ose pastrues fytyre shpesh përmbajnë acide të forta dhe ndikojnë keq në lëkurën tuaj, për këtë arsye përpiquni t’i shmangeni kësaj përbërje.

Po përjetoni skuqje apo reaksione tjera të lëkurës

Skuqjet zakonisht ndodhin nga faktorë të ndryshëm, por ato gjithashtu janë një tregues i rëndësishëm i reaksioneve alergjike ndaj produkteve të caktuara kozmetike. Formulat e kozmetikës përmbajnë disa përbërës alergjen joaktiv, të cilët zakonisht kontribojnë në pamjen e përgjithshme të produktit dhe aromën. Megjithatë, zakonisht janë po këto përbërës që ndonjëher shkaktojnë reaksione alergjike të lëkurës.

“Ato mund të shkaktohen nga preservativët, aroma si dhe akrilatët që gjenden brenda produkteve,” thot dermatologia Tsippora Shainhouse. “Para se të përdorni produktin, testojeni në një pjesë të vogël për të parë se a do ketë ndonjë reaksion alergjik apo jo,”

“Për të përshpejtuar shërimin, kaloni në produkte të buta, hipoalergjenike deri sa inflamacioni të ndalojë,” spjegon Holdsworth. “Gjithashtu mundohuni të mos kruani zonën e ndikuar si dhe mos përdorni produkte kimike deri sa ajo pjesë të jetë shëruar.”

Po vëreni plasaritje

Plasaritjet formohen nga përdorimi i produkteve të gabuara, sidomos pasi që puçrrat e vogla të kuqe shfaqen shkaku se lëkura juaj po reagon në diçka negative – thot Holdsworth.

Për të përcaktuar se a janë produktet shkak i atyre plasaritjeve, më së miri është t’i lejoni lëkurës të adaptohet me ato produkte, dhe të keni kujdes ndaj ndryshimeve.

“Lejoni 2-3 javë lëkurës të adaptohet me rutinën e re të lëkurës, pasi që plasaritjet ndodhin kur përdorni ndonjë produkt të ri,” thot esteticientia Heather Wilson. “Vlerësoni çdo produkt që përdorni si dhe bëni ndryshimet një nga një. Merr kohë të gjeni shkakun e plasaritjeve, për atë, keni durim.”

Lëkura është bërë e yndyrshme

Lëkura e yndyrshme është normale për disa, por nëse kjo nuk jeni ju, atëher disa formula të produkteve po ndikojnë në lëkurën tuaj.

Lëkura jonë përmban një shtresë të yndyrshme e cila vepron si një barrierë mbrojtëse, dhe kur pastruesit e ashpër dhe kremërat largojnë këtë shtresë të quajtur stratum corneum, Liverman thot se lëkura menjëher mundohet të rigjenerojë veten për të mbajtur atë të mbrojtur. “Gjëndrrat dhjamore do të prodhojnë më shumë vaj për të përmisuar thatësinë, gjë e cila shkakton plasaritje dhe lëkurë të yndyrshme,” thot ajo.

Për të luftuar këtë problem, Wilson rekomandon të kërkoni produkte që ofrojnë hidratim pa nevojën për të shtuar ujë. Ajo gjithashtu thot të provoni 1 her në javë një maskë me qymyr druri.

Lëkura ju djeg dhe thumbon

Përderisa disa pastrues dhe maska fytyre ofrojnë një ndjenjë thumbuese, është e rëndësishme të kuptoni dallimin mes një thëmbimi të lehtë dhe një ndjenjë djegie të dhimbshme.

“Përbërësit aktiv shpesh, jo gjithnjë, japin një efekt thumbues që zgjat disa sekonda, por jo disa minuta,” spjegon Holdsworth. “Nëse lëkura është e ndjeshme kur e prekni, nëse thumbon ose djeg kur po pastroni atë disa orë pasi që keni përdorur ndonjë produkt, ose ajo është e skuqur pas një ore të aplikimit, unë ju rekomandoj që të shmangni atë produkt nga rutina juaj.”

Po u shkaktohet urtikarie

Ashtu si skuqjet, urtikaria është gjithashtu një shenjë që po përdorni produktet e gabueshme. Ajo është një reaksion alergjik ndaj përbërësve të ndryshëm në formula të produkteve kozmetike.

Dhe pasi që urtikaria kalon pas një kohe, ju duhet të merrni masa nëse kjo gjendje nuk përmisohet pas disa ditësh.

“Njerësit mund të kenë reaksione alergjike ndaj disa produkteve të lëkurës, gjë e cila rezulton në urtikaria,” spjegon Wilson.

Lëkurë e shtrënguar

Lëkura e shtrënguar mund të jetë një shenjë që një produkt nuk është i duhur për ju. Përdorimi i pastruesve të gabuar mund të largojë shtresën e yndyrshme mbrojtëse të lëkurës, duke shkaktuar dehidrim, irritim si dhe thatësi. Për të shmangur këtë, Wilson rekomandon të kërkoni produkte me pH të balancuar për të trajtuar lëkurën tuaj.

“Mos injoroni lëkurën e shtrënguar, pasi që kjo shkakton shëndet të dobët të lëkurës si dhe prodhim të tepruar të yndyrës, pore të gjëra si dhe rrudha,” thot ajo.

Njolla kafe

Njollat kafe zakonisht shkaktohen nga ekspozimi i tepërt në rreze dielli, por nëse ato ende janë një problem, edhe pasi që keni përdorur kremë kundër diellit, mbase është koha të rimendoni formulën e kremës kundër diellit, thot Dr. Jaliman.