Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

10 mjetet shëruese që mund ti gjeni në kuzhinën tuaj!

Përveç që është burim i shkëlqyer i ushqimit, kuzhina juaj e ka potencialin që të trajtojë gjendjet që e dobësojnë sistemin tuaj imunitar.

Shafran për infeksione

Në Indi, shafrani ka reputacion si një çdi natyrore për aftësinë e trajtimit të infeksioneve dhe të plagëve.  Shafrani ka cilësi anti-inflamatore dhe antioksiduese që e përshpejtojnë shërimin dhe e pastrojnë trupin nga toksinat e padëshiruara.

Mollat për aciditetin e lukthit

Refluksi acidik shkaktohet nga ushqimet të larta në yndyrë sikurse mishi i lopës, pijet me gaz dhe ushqimet e fërguara. Molla ju ndihmon në parandalimin e refluksit acidik pasiqë përmbajnë fibra që e absorbojnë acidin në stomak.

Sheqeri për lemzë

Vendoseni një lugë çaji me sheqer nën gjuhë, do të aktivizojë nervin endacak që e aktivizon barkun. Mbajeni sheqerin nën gjuhë derisa lemza të zhduket.

Kumbulla për kapsllëkun

Kumbullat e thata përmbajnë sasi të larta të fibrave të patretshme. Pasiqë nuk treten në ujë, i ngjitet tepricës në stomak dhe si rezultat teprica e ushqimit eliminohet nga sistemi i tretjes.

Trangulli për sy të ënjtur

Trangujt kanë përbërje të lartë të ujit. Kur bëhen fetë dhe vendosen në sy, i ngushtojnë enët e gjakut dhe e reduktojnë ndezjen. Mbani në sy për 10 minuta dhe do të keni pamje të freskët në sy.

Kripë deti për lëkurë të thatë

Sa më e trashë kripa, aq më qërues i mirë dhe aq më mirë e largon lëkurën e thatë. Shtoni gjysmë gote të vajit për masazhim në një gotë me kripë deti. Përzierja do të bëhet si rërë e lagur që përdoret për të fërkuar lëkurën.

Bollgur për ekzemën

Bollguri, për shkak të fitokimikateve e zbutë lëkurën e ndezur. Këto fitokimikate kanë cilësi antioksiduese, merrni  1\3 e gotës me bollgur dhe grijeni derisa të bëhet pluhur pastaj pluhurin shtojeni në vaskë dhe përziejeni mirë. Mund të bëni edhe pastë që aplikohet në lëkurë, bëjeni këtë të paktën 10 minuta.

Ushqime të pasura me kalcium për sindromën pas-menstruale

Është e vërtetuar se femrat kanë sasi të ulëta të kalciumit në gjak gjatë periudhës pas-menstruale. Rekomandoheni që të konsumoni të paktën 1,000 miligram kalcium në ditë. Bajamet, sardinet dhe perimet gjethore janë burime të shkëlqyera të kalciumit.

Manaferra për shëndetin e traktit urinar

Manaferrat kanë proantocianide që veprojnë kundër baktereve sikurse E.coli. Pini të paktën dy gota në ditë që të parandaloni paraqitjen e infeksioneve në traktin urinar.

Xhenxhefil për ngërçet menstruale

Xhenxhefili e mban gjakun të rrjedhshëm dhe redukton mundësinë e paraqitjes së ndezjes, përfshirë edhe në uterus. Bëni çaj xhenxhefili që të ndjeheni më komode gjatë menstruacioneve.