Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

10 mënyra se si të detoksifikoheni në shtëpi!

Të gjithë jemi duke bërë jetë të shpejtë e të zënë dhe nuk kemi kohë që t`i përkushtohemi trupit tonë. Është me rëndësi që të paktën t’i flakim tutje helmet brenda në trup dhe t`i lejojmë trupit të rikuperohet kohë pas kohe. Ja 10 mënyrat se si mund ta detoksifikoni trupin tuaj në shtëpi…

Mos konsumoni ftalate

Përcaktohuni për ushqime dhe produkte që nuk përmbajnë aroma sintetike, sikur janë ftalatet. Ftalatet mund t’i çrregullojnë hormonet e trupit dhe të ndihmojnë në rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të sistemit riprodhues.

Ujë me limon

Mundohuni të agjëroni me ujë me limon, spec kajen dhe shurup panje. Jepni sistemit të tretjes një pushim dhe pastrojeni trupin.

Hani gjelbër

Ngriteni konsumimin e lëngjeve dhe smooth-ave të gjelbër, apo bëni dietë për një pastrim të thellë nga toksinat.

Flini

Privimi nga gjumi ju bën të plogësht dhe ndikon në sistemin tuaj imunitar. 8 orë gjumë do të mjaftonin, vetëm dëgjojen trupin tuaj pasi që ai do t’ju tregojë kur ka nevojë për pushim.

Djersitja

Nëse stërviteni rregullisht, mund t’i pastroni toksinat përmes djersës. 15 minuta në ditë do të mjaftonin.

Fibrat

Inkuadroni më tepër fibra në dietën tuaj. Të gjitha toksinat dhe mbetjet e tepërta në sistemin tuaj të tretjes  do të pastrohen, nëse ushqimi juaj përmban më tepër fibra.

Mos përdorni sheqer

Përcaktohuni për dietë pa sheqer. Mund të bëni një sistem qerasjeje, ndonjë ditë të caktuar, mirëpo largoni sa më shumë që të jetë e mundur sheqerin artificial nga ushqimi juaj.

Çaji i gjelbër

Konsumoni më shpesh çaj të gjelbër, pasi që ofron antioksidantë natyrorë dhe pak kafeinë që ju jep shtytje të energjisë. Konsumoni të paktën 2 filxhane në ditë.

Gruri i njomë

Një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë e konsumimit të materieve ushqyese është gruri i njomë si pije. Është përplot me materie ushqyese dhe një pije e tillë në mëngjes mund të zëvendësojë një kilogramë perime.