Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

10 dallimet mes trajtimeve profesionale dhe atyre që i bëni vetë!

Kur është mirë të kurseni para për trajtime të bukurisë, dhe kur duhet të vizitoni profesionistin? Kësaj pyetje u munduam t`i japim përgjigje më poshtë.

  1. Masazhe të fytyrës10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Nëse keni gjendje të tilla të lëkurës si rosacea, ekzema apo aknet, kontaktimi i profesionistit është përzgjedhja më e mirë. Përfundimisht, mos i bëni vetë pasiqë lëkura juaj ka nevojë për trajtim të veçantë.

  1. Ngjyrosja e flokëve10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Nëse dëshironi që të ndyshoni ngjyrën e flokëve në mënyrë drastike nga e errët në të hapur, nëse jeni duke e bërë për herë të parë, është më mirë të shkoni në salon pasiqë mund të dëmtoni flokët.

  1. Ngjyrimi i qerpikëve dhe vetullave10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Edhepse ka pajisje të shumta për rregullimin e tyre, mos e ndërmerrni e vetme një veprim të tillë. Ngjyra përmban kimikate që janë të rrezikshme kur aplikohen afër syve prandaj kërkoni ndihmën e profesionistit.

  1. Shpërthimi i puçrrave
    10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Të gjithë e dimë se plasja dhe shtrydhja e puçrrave është një tundosje e vërtetë të cilës nuk mund t`i rezistojmë. Kur nuk jeni e kujdeshme mund të leni fytyrën me plagë të përhershme madje edhe të shkaktoni infeksion. Kur shtrydhja bëhet nga profesionisti, është sterile dhe bëhet nga një kënd më i mirë.

  1. Depilimi me dyll
    10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Sipas profesionistëve, mund të bëni vetë depilimin në vendet e lehta për t`u arritur si këmbët, sqetullat apo pjesa e sipërme e buzëve. Në vendet më të vështira është më mirë të shkoni tek profesionisti.

  1. Qërimi i butë
    10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Qërimi i butë i lëkurës është një procedurë që mund të bëhet lehtësisht në shtëpi. Evitoni fërkuesit e ashpër që mund të iritojnë lëkurën. Përfitimet e salonit janë këshillat profesionale dhe shumëllojshmëria e produkteve.

  1. Gërryerje mikroderm
    10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Kjo procedurë ju ndihmon që të qëroni lëkurën dhe largoni qelizat e vdekura me anë të kristaleve. Edhepse ka pajisje të tilla për shitje, është shumë më mirë që të vizitoni profesionistin pasiqë kjo pasije kërkon trajnim adekuat.

  1. Formësimi i vetullave
    10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Kjo gjë varet nga aftësitë e juaja mirëpo saloni i ondulimit ofron më tepër sesa shtëpia. Profesionistët do ju këshillojnë për formën më të përshtatshme dhe do të punojnë nga këndi më i mirë sesa nëse e bëni vetë.

  1. Manikyr dhe pedikyr
    10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Rregullimi i thonjëve në salon është një përvojë e posaçme dhe një zgjidhje ideale nëse keni për të shkuar në ndonjë event të rëndësishëm mirëpo mund të kurseni shumë të holla nëse mësoheni se si ta bëni vetë një gjë të tillë. Sot ka shumë produkte të disponueshme dhe me pak përsëritje mund të përvetësoni aftësitë e nevojshme.

  1. Zbardhja e dhëmbëve
    10 Differences Between Professional and DIY Beauty Treatments

Zbardhja profesionale tek dentisti mund të jetë e kushtueshme ndërsa mjetet shtëpiake si pasta për zbardhje, xheli dhe shiritat janë dëshmuar mjaft efektive. Trajtimi profesional kërkohet vetëm nëse mishi i dhëmbëve është tepër i ndjeshëm.