Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

10 Arsye pse duhet të zgjedhni thonj të shkurtër!

Thonjtë e gjatë kanë qenë në trend për një kohë të gjatë, si dhe Instagrami është i mbushur me fotografi të bukura të thonjëve të gjatë me dizajne të ndryshme. Por më në fund, kemi ardhur në përfundim se thonjtë e gjatë na pengojnë shumë në detyrat e përditshme. Për atë do të zgjedhim thonj më të shkurtër dhe ja disa nga arsyet:

– Stresi se do ju thyhet ndonjë është i pa durueshëm. Jo vetëm që janë të thyeshëm por kur ajo ndodh, aq keq duket pjesa e mbetur e thonjëve sa që do të dëshproheshit nga manikyri juaj.

– Më në fund do të mund të vishni fustanin pa ndihmën e askujt! Patenti, pullat, lidhset e këpucave etj, të gjitha do mund ti bëni vet.

– Do të mundeni të shkruani. Jo vetëm që janë praktike kur mundoheni të shkruani shpejtë por gjithashtu janë të pazhurmshme.

View this post on Instagram

Who can relate? 😂😂😂

A post shared by Huda Kattan (@hudabeauty) on

– Me thonj më të shkurtër ju mund të jeni më preciz në punën tuaj me grim, më në fund do të mundeni të përdorni gishtërinjtë për të aplikuar hijen e syve në formë folie, dhe nuk duhet të brengoseni se do prishni grimin me anë të thonjëve rastësisht.

– Vetëm imagjinoni se sa të holla do kurseni nëse nuk shkoni në sallone për manikyr. Jo vetëm që do kurseni të holla por gjithashtu mirëmbajtja e thonjëve është më e vogël.

– Nuk do i ngacmoni sytë duke u munduar të bëni një gjë të thjeshtë: përdorimi i lenteve, aplikimi i qerpikëve artificial, fërkimi i syve etj.

– Arti i thonjëve në thonj të shkurtër duket më i ëmbël. Për një arsye që nuk e kupton askush, dizajnet e vogla të thonjëve duken më bukur në thonj të shkurtër.

– Thonjtë e shkurtër ndjehen më të pastra! Jo që themi se thonjtë më të gjata janë të flliqura, por gjithsesi kuptohet që thonjtë më të gjatë flliqen më lehtë.

– Thonjtë e gjatë janë më argëtuese por mbase thonjtë e shkurtër janë më në modë.

– Në fund të fundit, arsyeja kryesore që po zgjedhim thonj të shkurtër është sepse më nuk po na pëlqejnë thonjtë e gjatë.